Historia e rëndë/ Tragjedia e atletit të njohur dhe … vajza që i vritet rrugëve!

atletiSprintieri i SHBA-së në Olimpiadë, Tyson Gay, është goditur nga një tragjedi e rëndë, pasi vajza e tij 15-vjeçare ka humbur jetën gjatë një shkëmbimi zjarri në shtetin e Kentakit, bëri të ditur policia amerikane.

Policia në Lexington tha se Trinity Gay u godit nga një plumb në qafë, krejtësisht rastësisht, teksa ndodhej në një parking makinash ku dy vetura shkëmbyen zjarr me njëri-tjetrën. Sipas shtypit amerikan, vajza 15 vjeçare u nda nga jeta gjatë transportit për në spital.

Gay është mbajtësi i rekordit për 100 metra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ai ka regjistruar kohën e dytë më të shpejtë të të gjitha kohërave pas Usain Bolt. Kanë qenë të shumtë sportistët anë e mbanë botës që i kanë shprehur ngushëllimet e tyre atletit amerikan, në faqet e ndryshe zyrtare.

Tragjedia, ende nën hetim nga policia vendase, ndodhi në orën 04:00 të mëngjesit. Tyson Gay ishte pjesë e Lojërave Olimpike në Rio, dy muaj më parë. Në vitin 2013 u pezulluar për 12 muaj pasi u kap me substanca të ndaluara.

traaaaaataysonntra2traaa

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Senatorët republikanë e sfidojnë Trump, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se ...