Histori tronditës/ E dehën dhe tentuan ta përdhënonin, 24-vjeçarja shqiptare rrëfehet

UntitledNjë vajzë 24-vjeçe nga Ferizaj i Kosovës ka vendosur të tregojë një histori që i ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e saj. Vajza me iniciale B.Z. ka rrëfyer se si është sulmuar seksualisht nga dy persona teksa ishte me një lokal nate me shoqërinë e saj, në qytetin e saj të lindjes.

Për “Bota Sot”, e reja tregon si e gjeti veten të zhveshur lakuriq me dy të panjohurit.
“U tmerrova kur pashë veten në ata gjendje, fillimisht për vetë faktin se për herë të parë po gjendesha lakuriq para dy meshkujve, dhe e dyta se unë nuk e dija se çfarë kisha bërë me ta. Aq shumë kisha pirë atë natë saqë e vetmja sekuence që më kujtohet nga ajo natë e mallkuar, ishte skena që unë e dija se kisha vjelle në një veturë të errët dhe asgjë më shumë. Desha të bërtisja me zë të lartë dhe të çirresha nga tmerri kur pashë trupin tim thuajse në të gjitha pjesët, të kafshuar në atë gjendje dhe për njëherë mu duk vetja sikur po dilja nga një kopsht zoologjik, e jo nga një dhomë e pistë. Tani kisha filluar të ecja në maje të gishtërinjve pasi nuk doja që t’i zgjoja ata ‘dy përbindësha’ që kishin shfrytëzuar momentin e dehjes sime. Në atë çast vetëm doja të vishesha dhe ta gjeja celularin tim, të cilin nuk po mundja ta gjeja dot. Natyrisht se ata kishin mbyllur celularin tim, dhe meqë tani më kishte kapur frika nga 2 të panjohurit të cilët vetëm po i merrja me mend se çfarë kishin bërë me mua, doja vetëm të ikja nga aty dhe asgjë më shumë”, rrëfen ajo.

Vajza nga Ferizaj tregon se si teksa po bëhej gati që të gjente rrobat e saj të shpërndara nëpër dhomë, njëri prej tyre ishte zgjuar. “Derisa unë po përkulesha që t’i gjeja të brendshmet e mia, të cilat ‘ egërsirat’ më kishin bërë copë e grimë, njëri nga ta më i madh me trup, u zgjua dhe më rrëmbeu për krahu. Më tha se nuk do të shkoja asgjëkund, pa marrë leje fillimisht prej tij dhe se do të duhesha ta paguaja me shpinë edhe një herë, natën e mbrëmshmit, se gjoja i paskam shfrytëzuar ata me pije të shtrenjta në lokal. Kërkova nga ai që të paktën të më linte të shkoja në tualet pasi kisha nevojë, por ai ma morri celularin me shpejtësi nga dora, duke ma bërë me gisht nga tualeti”.

“Mund të shkosh por pa celular, nuk të duhet fare celulari atje,” ishin fjalët e tij.

Pasi vajza ka nisur të qajë, djemtë i kanë premtuar se do ta linin të ikte, por nuk duhet të tregonte asgjë. B.Z. thotë se edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga kjo histori e hidhur, megjithatë asaj nuk i hiqen asnjë natë nga mendja ‘ dy përbindëshat’ të cilët jo vetëm që kishin shfrytëzuar dehjen e saj, duke e sulmuar seksualisht por edhe e kishin kërcënuar me vdekje sikur të fliste në polici.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirimi i “të fortit” të Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin ...