Premtimi i Higuain: Napolit do ti shënoj dy gola

higuainE shkuara është një tokë e huaj për një lojtar si ai. Një profesionist si Gonzalo Higuain mendon vetëm për të tashmen dhe e tashmja për El Pipitan, mban emrin e Juventusit.

Të Shtunën bardhezinjtë sfidojnë Napolin në Torino, por edhe pse kaloi tre vite të karrierës së tij te skuadra e kaltër, bomberi argjentinas e konsideron Napolin si kundërshtarin e radhës. Higuain është gati për t’u përballuar me ish skuadrën e tij dhe ka një objektiv të qartë: Dëshiron t’i shënojë një dygolësh Napolit. Për tifozët e Kaltër por edhe presidentin Aurelio De Laurentis 28-vjecari është një tradhëtar dhe fansave të Napolit sa herë që do t’u jepet rasti do ta vërshellejnë me forcë El Pipitan.

Por ky fakt nuk e tremb Higuainin, i cili pasi lumturoi për 3 vite me golat e tij tifozët klubit jugor, tashmë dëshiron të fitojë zemrat e fansave të Juventusit. I pyetur nga këta të fundit përpara seancës së rradhës stërvitore, se a do ti shënojë 2 gola ekipit të Sarrit, këtë të Shtunë, Higuain u përgjigj: “Sigurisht shpresoj shumë të shënoj një dygolësh”. Një sinjal mëse i qartë ky nga ana e argjentinasit se Napoli i përket së shkuarës ndërsa Juvja është e tashmja dhe e ardhmja e tij.
Por pavarësisht këtij premtimi që u ka bërë tifozëve të Juventusit, Higuain nuk po kalon momentin e tij më të mirë sepse në Serinë A nuk shënon prej 3 javësh, një thatësirë e gjatë kjo për një lojtar si ai, transmeton Super Sport. Mos ndoshta ka pritur ndeshjen ndaj Napolit për të shpërthyer kjo mbetet për t’u parë të Shtunën në mbrëmje, ku në mungesë te liderit tjetër të sulmit Paulo Dybala, Juventusi ka vërtetë nevojë për golat e tij.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

antonio-rudiger

Dikur shiste çorape, sot futbollist fenomenal

Futbollisti fenomenal i Romës, Antonio Rudiger mësohet se më parë ka shitur ...