Arrestohet i tmerrshmi i Vlorës, vodhi amerikanin, lë pa fjalë policinë

Aktualitet

hajdutiiNjë 21-vjeçar ka rënë sot në prangat e Policisë së Vlorës, pasi akuzohet se për vjedhje. Mësohet se është arrestuar Ledjon Hamiti, banues në Vlorë, i cili vodhi banesën e një amerikani në vitin 2015.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se për ngjarjen në fjalë, më herët ishte arrestuar bashkëpunëtori i tij, me iniciale A.M.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, efektivët e Vlorës arrestuan një tjetër bashkëpunëtor të Hamitit, 27 – vjeçarin Florjan Janku, i cili jo vetëm që kryente vjedhje sëbashku me Hamitin, por kishte në posedim edhe veglat përkatëse.

Ky i fundit u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në lagjen “Lirimi” në pronësi të Gj.Y, një person i cili jeton në Greqi, policia i gjeti Jankut një bazë të gjerë materialesh dhe mjete të posaçme që i përkisnin Ledion Hamitit, por që dyshohet se përdoreshin nga të dy arrestuarit për të realizuar vjedhjet e banesave.

Kështu, policia sekuestroi; 2 granata defensive, 2 ndezës granatash, 38 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 1 silenciator pistolete, 1 qese e vogël me lëndë eksplozive, 2 pinca të mëdha prej hekuri për prerjen e metaleve, 2 litarë, njëri prejt tyre i përbëre me nyje dhe ganxhë prej hekuri për vjedhjen e banesave me kate, 1 pajisje metalike për hapjen e dyerve, levë, kaçavida, doreza, çanta etj.

Policia sqaron se Ledjon Hamiti është person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se është dënuar disa herë në fushën e vjedhjeve.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta persona mund të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre.

WhatsApp Image 2016-10-12 at 9.54.28 AM

ME TE LEXUARAT