Skandali prek Gardën, arrestohet punonjësi 21-vjeçar, makthi i karburanteve

hajdutiiiSkandali duket se ka mbërritur deri te Garda e Republikës. Një punonjës i këtij institucioni të lartë është vënë në prangat e Policisë së Tiranës, teksa dyshohet të jetë autori i disa grabitjeve.

Mësohet se është arrestuar shtetasi Geraldo Guci, 21 vjeç. Sipas policisë, i riu pasi linte automjetin e tij në një distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, grabiste pikat e karburantit.

Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit së bashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip “Mercedes Benz”, për t’ju shmangur pikave të kontrollit.

Grabitjet e 21-vjeçarit

– Më datë 16.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 8.000 lekë dhe një aparat telefonik “iPhone”

– Më datë 12.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 15.000 lekë

– Më datë 09.10.2016, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 20.000 lekë.

– Më datë 03.09.2016, në rrugën “Muslym Shyri”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 40.000 lekë.

Policia i ka gjetur 21-vjeçarit: 1 “iPhone 6”, i vjedhur më datë 16.10.2016, shtetasit H. S; një automjet i tipit “Mercedes Benz”, TR8483P, ku në brendësi të saj u gjendën tre gëzhoja pistolete model “54” dhe dy fishekë automatiku model 56.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

droga-kamion

Kamioni me 700 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet pronari i tretë

Ndalohet nga policia pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg ...