Arrestohen dy hajdutët e mollëve në Korçë, ja kush janë

policia_korce14Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Julian Mingo dhe Gjergji Mollanj, 37 dhe 42 vjeç, të dy banues në Korçë.

Policia sqaron se arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas u kapën në flagrancë në fshatin Vinçan, duke vjedhur një sasi prej rreth 20 KV pemë frutore (mollë) në magazinën pronë e shtetasit E.K, 58 vjeç, banues po në këtë fshat, sasi kjo e vendosur nëpër arka plastike dhe kuti kartoni. Shtetasit e lartpërmendur, u kapën nga Policia në momentin kur po ngarkonin sasinë prej 20 KV, në një mjet furgon tip “Sprinter”, me të cilin kishin synim të bënin edhe transportimin. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Vjedhja”  parashikuar nga  neni 134/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu policia e Korçës ka njoftuar edhe arrestimin e shtetasit Kristjan Viero, 27 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr 7 në Korçë, u kap duke drejtuar automjetin tip “Audi”, me targë AA 820 AC, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga  neni 291 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pritë në mes të rrugës, tropojani qëllon me thikë ish-gruan dhe kunatin

Një i ri nga Tropoja ka sulmuar me thikë në rrugë ish-gruan ...