"Të hajë përsheshin"! Hafizi "shpërthen" ndaj Ramës: S'je kryeministër!

Politikë

hafiziMimoza Hafizi ka reaguar ndaj deklaratës së mbrëmshme të Kryeministrit Edi Rama në emisionin “Studio e hapur” në News 24. Fjalët e tij nuk më ofendojnë vetëm mua, por të gjithë ata që ende e marrin Ramën për Kryeministër, tha ajo.

Reagimi në facebook i Hafizit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjithë ata që janë lënduar mbrëmë nga gjuha vulgare e kryeministrit ndaj meje, dua t’i siguroj se përgjigjen do ia kthej nesër, nga foltorja e Parlamentit.

Por jam e bindur se sjellja e këtij njeriu që nuk e di apo harron se është kryeministër, nuk më cënon vetëm mua, por edhe ty, ju, edhe të gjithë ata që ende e dinë dhe e marrin për kryeministër.

Çfarë tha Rama për Hafizin

Për Ben Blushin edhe mund të shpenzonim pak kohë se i ka bërë nja tre romane. Por Mimozën le ta lëmë të hajë përsheshin në partinë e Blushit dhe të mos merremi me këtë temë, ju lutem.

ME TE LEXUARAT