Skandali seksual i gjyqtarit, gazetari: Eni Cobani më kërcënoi me jetë

eni-cobaniNje gazetar i njohur i rrethit te Gjirokastres dhe jugut te Shqiperise, ka akuzuar pbulikisht Eni Cobanin per kercenim.

Telnis Skuqi thekson se kjo ka ndodhur pas nje statusi qe ai ka bere mbremjen e djeshme ne mbrojtje te kryetarit te gjykates se Gjirokastres i akuzuar per skandalin seksual ne raport me nje qytetare te kesaj zone.
Ja cfare shkruan gazetari:

GUXIMI I TEPERUAR I ENI COBANI
Nga Telnis Skuqi
Nuk e di se si e gjeti numrin tim personal, Eni (Cobani), per kete fakt nuk merakosem shume, por me cuditi guximi i saj, madje thashe me vete “Ku e ka mesuar kete zanat, qe guxon të telefonoj nje gazetar dhe e kercenon hapur se do ta zhduk ate dhe familjen e tij”.
Eja gjeje kete guxim Enit, mos te mesoj Saimiri i Puneve te Brendshme?!

ABUZIM SEKSUAL APO FARSE GJOBEVENIE?
Nga Telnis Skuqi
Fatkeqesia ime si njeri, por fatmiresia ime si gazetar, me ka dhene mundesi te bej disa investigime te forta, gje qe sot une po vuaj pasojat.
Personalisht nuk do te merrem fare me videon ndaj kryegjqytarit te Shkalles se Pare te Gjirokastres, Guxim Boci.
Kete njeri e kam njohur ne ditet e mia me te veshtira dhe aty e kam kuptuar se sa guximtar eshte Guximi per familjen.
Kusheriri i tij, ne nentor te 2013, Aristotel Petro, me dhunoj fizikisht ne prani te time shoqe dhe dy femijeve te mi.
Une ju tregova gjykates per te fituar te drejten time, ndersa Aristoteli ju drejtua Guximit per ta shpetuar nga denimi, por njerezit e medhenje nuk kane brire.
Ai (Guxim Boci) pasi u informua mire per cfare ka ndodhur i tha kusheririt te tij (Aristotel Petro): “Mos kerko te te ndihmoj ne nje ceshtje ku ti ke sulmuar dhe dhunuar familjen e gazetarit. Po te ishte vertete personale me te do te ndihmoja, por une (Guximi Boci) nuk mund te behem pale me ty”.
E tregova shkurt kete histori, jo per te mbrojtur gjyqtarit, ai eshte vet i zoti te mbrohet, por per te treguar se per Guximin familja eshte e shenjte dhe nuk preket.
Persa i takon videos, nuk ka asnje dyshim qe kete video e ka servirur Eni Cobani, e cila ajo ka shfrytezuar nje bisede miqesore midis gjyqtarit dhe vajzes (per arsyje etike nuk e publikoj emrin e saj).
Te dy aktoret kane nje marredhenie shume miqesore, madje babai i vajzes eshte miku i ngushte i gjyqtarit.
Nje bisede “alegro”, qofte edhe erotike, nuk mund ta perdores si skandal, pasi ne veteve kjo video perben skandal per shkak se nuk ploteson asnje kriter per te quajtur “investigim”.
Te besh investigim dhe ta publikosh pas disa muajsh, thjeshte eshte nje shantazh, ndersa te publikosh nje video qe eshte prodhur brenda 48 oreve, atehere quhet “investigim i plote dhe mire”, sic ishte rasti i skandalit te Sarandes, ku brenda 48 oreve videoja eshte publikuar ne te gjitha mediat.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...