Sheikët i japin dritën jeshile, Guardiola "i rrëmben" futbollistin Bayernit

Sport

guardiolaTrajneri Pep Guardiola ka filluar të mendojë që tani për merkaton e radhës.

Tabloidit britanik “The Sun” shkruan se spanjolli i ka kërkuar drejtuesve të klubit të tij që të fillojnë të punojnë për të sjellë në ishull David Alaban, nga Bajerni i Mynihut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky futbollist ishte një nga më të preferuarit e spanjollit teksa drejtonte klubin bavares dhe tani e kërkon tek skuadra e re.

Çmimi i Alabës është 40 milionë paund, dhe për sheikët e Sitit, kjo është diçka e parëndësishme, pasi drejtuesit janë të gatshëm që të plotësojnë çdo kërkesë të strategut spanjoll.

ME TE LEXUARAT