Guardiola i “vjedh” lojtarin e parë Bayernit

guardiola-bayernVështirë që kjo të mos ndodhte. E bëri si ish-trajner i Barcelonës, pritet ta bëjë edhe si ish-trajner i Bayernit.

Pep Guardiola, gjeniu i cili aktualisht po udhëheq Manchester Cityn në kreun e klasifikimit në Premier League, duket se do të transferojë mbrojtësin David Alaba. Sipas asaj që shkruan “The Sun“, Manchester City ka nisur bisedimet me klubin bavarez për të bërë të mundur kalimin e austriakut në “Etihad Stadium” për rreth 40 milionë paundë.

Pep është i vendosur të freskojë skuadrën e tij duke nisur nga mbrojtësit anësore dhe Alaba është synimi numër 1. 24-vjeçari është një futbollist polivalent: ai luan mbrojtës i majtë, mesfushor qendre dhe mesfushor i majtë.

Këmbëshpejti i kampionëve të Gjermanisë punoi tre vjet me Guardiolën, kështu që e di mirë se çfarë mund të presë nga aventura e tij e mundshme në Angli. Në mars, Alaba firmosi rinovimin e kontratës në Mynih, që e mban atë për pesë vjet në “Allianz Arena”.

Emri i tij është lakuar shpesh në merkato, sidomos për klube si Real Madrid dhe Barcelona. Në verë, kur Guardiola u bë trajner i “Qytetarëve”, ndër lojtarët e parë të përmendur si objektiva të katalanasit ishte pikërisht Alaba. Mbase në verën e ardhshme kjo lëvizje do të bëhet realitet.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Krujë, gjendet trupi i pajetë i një 40-vjeçari, policia: Dyshojmë se ka 3 ditë i vdekur (Emri)

Gjendet një person i pajetë brenda banesës ku jetonte i vetëm. Mësohet ...