Prish marrëdhëniet me Guardiolan, Aguero rrezikon të largohet nga City

aguero-guardiolaFutbollisti Sergio Aguero mund të largohet nga Manchester City në përfundim të stinorit.

I lënë në bankën e rezervistëve në dy ndeshjet e fundit, kundër Evertonit në Premier Ligë dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ka mjaftuar që të shpërthejnë zërat se mes Pep Guardiolas dhe Agueros ka mosmarrëveshje të cilat mund të çojnë në largimin e lojtarit nga Etihad Stadium.

Siç raporton gazeta angleze Daily Express, sulmuesi argjentinas nuk e ka pritur aspak mirë faktin që është dashur të qëndronte rezervist në këto dy ndeshje dhe ka pasur një debat me Guardiolan, transmeton KosovaPress.

Ky i fundit ka larguar nga ekipi dy lojtar kyç si Joe Hart dhe Samir Nasri, ndërsa e ka lënë jashtë listës së Ligës së Kampionëve edhe Yaya Touren.

Përkundër faktit që Aguero është golashënuesi më i mirë i Cityt këtë sezon, nëse nuk ndryshon situata, ai mund të largohet nga Manchesteri, derisa Pep është po vëzhgon sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...