Polici qëllon për vdekje gruan shtatzënë në SHBA

polici-amerikanePolicia në SHBA nuk ndalet së kryeri vrasje, të cilat bëhen shumë problem në opinionin publik dhe shpesh shkelin të drejtat e njeriut. Këtë herë, një polic ka vrarë një grua shtatzënë. Forcat policore kanë thënë se gruaja ishte duke mbajtur një armë në dorë, e prandaj ndaj saj është qëlluar.
Rene Davis nga Auburni i Uashingtonit, mama e dy fëmijëve, ndërroi jetë gjatë të premtes, kur dy policë kishin shkuar ta kontrollojnë në shtëpi, pasi një mik i saj kishte pasur shqetësime për të, shkruan “Daily Mail”.

Policët kanë thënë se kanë hyrë në shtëpi, e kanë gjetur Renenë me armë në dorë dhe ndaj kishin qëlluar. Mësohet se gruaja është qëlluar në kokë. Ajo është qëlluar për vdekje, në sy të fëmijëve vetëm 2 dhe 3 vjeç. Vrasja e saj ka ngritur shqetësime në komunitetin lokal, por edhe në medie.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

teksas-vrasje

Adoleshenti i birësuar në Rusi vret prindërit në Teksas

Një fëmijë i birësuar nga Rusia është arrestuar në Teksas dhe akuzuar ...