Tiranë/ Gruaja telefonon Policinë: Më ndihmoni! Po më vret burri

Aktualitet

14704703771469173377policiaaaaNjë 31-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi po kërcënonte me armë gruan e tij. Gjatë ndërhyrjes së uniformave blu, atij iu sekuestrua edhe arma, një pistoletë që e mbante pa leje dhe një sasi fishekësh.

Në pranga u vu shtetasi Ylber Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë. Policia njofton se ishte një telefonatë e ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasja A. Gj., njoftoi se bashkëshorti po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan e armës. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan një armë zjarri tip pistoletë model 54, me mulli dhe 10 fishekë.

ME TE LEXUARAT