Pesha e frikshme e kësaj gruaje, plot 500 kilogramë

gruaja-pesheKjo grua quhet Iman Ahmad Abdulati, është 36 – vjeç dhe peshon plot 501 kilogramë. Ajo eshte nga Egjipti dhe besohet të jetë më e shëndosha në planet.
Iman ka pranuar se nuk është larguar nga shtëpia prej 25 vitesh për shkak të problemeve me peshën.

Pas vitesh përpjekje për t’u përballur me këtë problem, motra e saj Chaymaa’ Ahmad Abdulati ka vendosur ta bëjë publik rastin e saj, me shpresën se dikush do të mund ta ndihmojë.

Gruaja 36 – vjeçare jeton me nënën dhe motrën në Aleksandri. Ajo ka nevojë për ndihmë kur shkon në tualet dhe nuk është më në gjendje të ecë.

Iman peshonte 5 kilogramë kur lindi dhe më vonë u diagnostikua me elephantiasis, një infeksion parazitar që shkakton fryrje të tepruar të gjymtyrëve.

Familjarët e saj i druhen faktit se nëse Iman nuk dërgohet për ndërhyrje në Kajro ajo mund të vdesë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Qytetari nuk përmbahet, ‘’masakron’’ policin duke i thyer nofullën

Një qytetar rebel ka ushtruar dhunë mbi një polic. Mësohet se Demitre ...