Gruaja shtatzënë del me kancer, gjesti i burrit i emocionon të gjithë

kanceri-1-300x225Martesa e zbulon gjithmonë anën më të bukur dhe më të butë të një personi, por për Jrue Holiday, yllin e NBA, ka qenë mjaft e vështirë.

Gruaja e tij u diagnostifikua me tumor në tru kur ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa me të kuptuar për rastin, Holiday hoqi dorë nga karriera e tij, për të qenë pranë saj.

Kliko per me shume info

Lojtari profesionist i basketbollit e ka vlerësuar shëndetin e gruas së tij më të rëndësishëm sesa karriera dhe çdo gjë tjetër duke i lënë të gjitha mënjanë për t’i qëndruar pranë bashkëshortes.

Më 4 shtator 2016 klubi i tij, New Orleans Pelican, kishte njoftuar zyrtarisht se Jrue e kishte lënë klubin, për ta ndihmuar Laurën.

Për gruan e tij është planifikuar një kirurgji gjatë këtij muaji për rreth gjashtë javë, por trajtimet do të fillojnë vetëm pasi të ketë lindur fëmijën.

Çifti për momentin janë duke e mbajtur private gjendjen e tyre dhe për ta me rëndësi është vetëm shëndeti i saj.

Ajo që i ka emocionuar njerëzit ka qenë vendimi i Jrue, duke treguar se njerëzit janë të aftë të lënë anash gjithçka për dashurinë, madje të sakrifikojnë edhe një karrierë të tërë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here