Gruaja që përgjoi gjyqtarin: Si më rrihte vjehrra, kërkova 3 herë udhrëra mbrojtje

Kliko per me shume info

gruajaaGruaja 38 vjeçare që denoncoi kreun e gjykatës së Gjirokastrës për favore seksuale, prej 3 vitesh dhunohet dhe kërcënohet nga ish-vjehrra.
Kështu ka deklaruar para prokurorëve të çështjes e dëmtuara gjatë marrjes në pyetje. Ajo i ka vënë në dispozicion hetuesve urdhërat e mbrojtjes të lëshuar nga gjykata e Gjirokastrës, e cila urdhëron që vjehrra mos të afrohet pranë 38 vjeçares.

Gjatë dëshmisë së saj 8 orësh, nëna e dy fëmijëve ka treguar se ëshët lënë në rrugë nga njerëzit e bashkëshortit, duke u kthyer për të jetuar pranë prindërve bashkë me dy fëmijët për të cilët ish-bashkëshorti nuk paguan edhe pensionin ushqimor.
Nga ana tjetër mësohet se 38 vjeçarja i ka treguar hetuesve takimet me kryetarin e gjykatës, tashmë të shkarkuar nga detyra dhe pezulluar edhe nga puna si gjyqtar. Ajo i ka thënë prokurorëve se e kishte takuar për t’i kërkuar ndihmë dhe të sqaront se çfarë rrugë të ndiqte për të siguruar banesën për fëmijët.

Kliko per me shume info

Gjatë këtyre takimeve, 38 vjeçarja ka treguar se ai e provokonte dhe ka kërkuar favore seksuale për ta ndihmuar. Nëna e dy fëmijëve ka pranuar se është takuar me gjyqtarin e pezulluar Guximtar Boçi jo vetëm në lokal, por edhe në zyrën e tij të punës. Në këto takime, ka thënë nëna e dy fëmijëve Boçi insistonte të krijonte një lidhje intime në shkëmbim të ndihmës në gjykatën e shkallës së parë dhe atë të apelit.

E dëmtuara ka pretenduar gjatë dëshmisë se për shkak se nuk kishte pranuar lidhjen me kryetarin e gjykatës, ky i fundit kishte ndërhy te gjyqtarja e çështjes që të jepte vendimin kundër saj. Vendim ky që më pas është lënë në fuqi edhe në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër në favor të familjarëve të ish-bashkëshortit të 38 vjeçares.

Burimet nga Akuza, i thanë ABC News se në gjirokastër, veç pyetjes së nënës së dy fëmijëve që jetonte te prindërit e saj, janë sekuestruar edhe dosjet material që ndodheshin në Gjykatë. Si vendimet e urdhër-mbrojtjes ashtu edhe vendimet civile, të divorcit, të pretendimit të pronës si dhe kopja e kallëzimit që ndodhet në prokurori, për kontratën fictive që pretendon 38 vjeçarja që e kanë bërë me ish-vjehrrën e saj, që është përdorur për ta larguar atë nga banesa bashkë me dy fëmijët.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here