Gruaja hedh drogën në lumë, në kërkim burri bashkë me nipin

Aktualitet

droga-lumePolicia e Shkodrës njoftoi sot se ka shpallur në kërkim një 44-vjeçar dhe nipin e tij pasi akuzohen se kishin fshehur në banesë një sasi kanabisi, që gruaja e tij kish shpejtuar ta hidhte në lumë, para se policia të mbërrinte në banesë.

NJOFTIMI I POLICISE

Nga seksioni për hetimin e narkotikëve në D.V.P.-Shkodër në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve, më datë 30.10.2016 u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

* L.K. 44 vjeç, banues në Pukë

* A.P. 30 vjeç, banues në Pukë

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi L.K. së bashku me nipin e tij shtetasin A.P. kishin lëndë narkotike të fshehur gati për shitje, si rezultat i veprimeve hetimore u arrit që:

Menjëherë u organizuan shërbimet e D.V.P.-Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Pukë, dhe nga kontrolli i ushtruar si dhe verifikimet e bëra, rezultoi se në banesë këta shtetas kishin fshehur një sasi të dyshuar lëndë narkotike në 2 thasë por bashkëshortja e shtetasit L.K. e kishte hedhur në lumë dhe këqyrja e vendit të ngjarjes në lumin e fshatit Kryezi u gjet një sasi prej 190 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva e mbetur nga thasët, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283-25 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT