Durrsakja kujtohet pas 20 vitesh, denoncon zhdukjen e bashkëshortit

Aktualitet

[caption id="attachment_358703" align="alignleft" width="300"]Policia ne vendin ku ndodhi ngjarja ne Durres Policia ne vendin ku ndodhi ngjarja ne Durres[/caption]

Dhe pse kanë kaluar 20 vjet kur e ka parë për herë të fundit, një 55-vjeçare nuk rresht së kërkuari bashkëshortin e saj. F. V., 55 vjeç nga Durrësi ka denoncuar sërish në polici zhdukjen e bashkëshortit të saj, M. V, 60 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, i shoqi është larguar nga shtëpia në tetor të vitit 1996 në drejtim të Italisë, dhe që atëherë nuk është kthyer dhe nuk ka komunikuar më me të. Policia ka bërë mejnëherë shpalljen në kërkim të 60-vjeçarit.

Ndërkaq, në kërkim është shpallur dhe një 22-vjeçar nga Durrësi. D. H., është larguar më 15 tetor nga shtëpia e të vëllait dhe nuk është kthyer më. Ka qënë ky i fundit i cili vetëm 9 ditë më vonë ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit për zhdukjen e të riut.

ME TE LEXUARAT