Greqi, lëkundje të reja tërmeti… Ekspertët: Frikë për një tërmet të fuqishëm

Bota

termetet-greqiNjë tjetër tërmet ka goditur Janinën, në Greqi. Fillimisht ka pasur lëkundje me magnitudë 4,3 ballë rreth orës 22:00.

Thellësi e tij ishte 5 km dhe epiqendra 29 km në veriperëndim të Janinës. Më pas gjatë orës 03: 34 është ndijerë një tjetër lëkundje me magnitudë 2.3 ballë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lëkundje ka pasur edhe në zonën e Tiranës, rreth orës 05: 34 me po të njëjtën magnitudë, 2.3 ballë. Ekspertët thonë se aktiviteti sizmik në zonën e Ballkanit po ç’tensionohet gradualisht, por ende ngurrojnë të përjashtojnë krejtësisht mundësinë e një tërmeti të fuqishëm.

Kreu i Shërbimit Kombëtar antisizmik në Greqi, Eftimios Lekas, deklaroi se nga tërmeti i të shtunës janë shënuar më shumë se 200 lëkundje metasizmike, disa prej të cilave me magnitudë të lartë.

Një tjetër sizmolog i njohur grek, Kostas Papazahos, vërejti se zona e stimuluar është shumë më e madhe në raport me 5,3 ballët e tërmetit të së shtunës. Sipas tij, “kjo do të thotë që potencialisht, kjo vatër mund të japë një tërmet më të madh”.

ME TE LEXUARAT