Greqi, dënohet me 10.8 vite burg, reagon Alket Rizai: Dal për 1 vit e gjysmë

alket-rizaiNjë gjykatë greke ka dënuar me 10 vite e 8 muaj burg shqiptarin, Alket Rizai, i cili u bë i famshëm pasi u arratis dy herë me helikopter nga burgjet greke.

Dënimi i dhënë sot për Rizain është për veprën penale të pengmjarrjes në burgun e Melandrinos. Vite më parë, Rizai ka marrë dy punonjës të burgut, të cilët i mbajti 24 orë në izolim. Policët e burgut u liruan nga pengmarrja e Rizait në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, vetë i burgosuri, Alket Rizai, ka deklaruar se do të lirohet nga burgu pas 1 viti e gjysmë.

“Nuk jam as djall e as shenjtor. Të gjithë të burgosurit kanë të drejtën e lirisë dhe të mos lëndojnë dhe unë s’lëndova njeri. Më dënoni sa të doni, pak rëndësi ka, unë për një vit e gjysmë dal nga burgu””, është shprehur Rizai.

Edhe mediat greke konfirmojnë se Alket Rizait i mbetet një vit e gjashtë muaj për të vuajtur në burgjet greke. Mbi Alket Rizain rëndon dënimi me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së një biznesmeni. Sipas ligjeve në fuqi të shtetit, burgimi i përjetshëm reduktohet deri në lirim, pas 20 vitesh të kryera në burg.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...