Fregata greke kërcënon 2 peshkarexhat shqiptare

Kliko per me shume info

anijettDy anije peshkimi shqiptare janë kërcënuar nga policia kufitare greke, pavarësisht se nuk kishin shkelur në ujërat e territorit të vëndit fqinj.

Në fakt mësohet se ka qenë anija e rojes bregdetare greke të Korfuzit, e cila ka hyrë në ujërat shqiptare dhe i kërcënuar dy anijet shqiptare se do i tërhiqte në Korfuz me pretendimin se kishin shkelur ujërat greke duke peshkuar.

Kliko per me shume info

Anija greke i ka detyruar dy peshkarexhat shqiptare qe të largohen nga vendqendrimi i tyre. Mësohet se anija peshkarexha shqiptare “Alqivjadhi” ndodhej prane bregut të Manastirit në Sarandë, ndërsa anija tjetër “Maroi 1”, ndodhej 0.8 milje nga bregu u Sarandës.

Kapiteni i anijes “Mario 1” denoncon se ka telefonuar QNOD Durres dhe Kapitenerine e Sarandes ku eshte perballur me indiferencen e tyre. Kapiteni i anijes Mario 1, Andri Mane kerkon ndihmen e shtetit pasi eshte rast i perseritur kur po ndalohen nga pala greke te peshkojnë.

Zbardhet video, Kapiteni shqiptar bertet: Greku më kërcënon ju më thoni zgjidhe vetë
“Ti më thua zgjidhe vetë, 1 metër larg kam fregatën greke që më kërcënon”.

Ky është zëri që dëgjohet në këtë video i kapitenit të njërës prej peshkarexhave shqiptare që lundronte në ujrat e detit Jon. Kapiteni nuk arrin të sqarohet me Kapitenerinë e Sarandës ndaj vijon me fjalët:

“Ju lutem shumë përgjigjuni, me thoni jam ne rregull por këta me thonë të iki. Kam dy orë që të flas, as në telefon nuk përgjigjeni, cfarë bëni kështu more çfarë bëni”. Ne video dallohet qarte dhe fragata greke prane peshkarexhave shqiptare. report-tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.