Grabitje spektakolare në Tiranë, i riu vjedh karburantin pa armë … vetëm me fjalë!

hajdut-560x300Një pikë karburanti është grabitur ditën e djeshme në kryeqytet. Policia thotë se një person i maskuar me kapuç në kokë dhe me një shami në fytyrë ka grabitur karburantin, që ndodhet te rruga “Isuf Elezi”.

Nga përshkrimi i punonjësit të karburantit, 42-vjeçarit H. S., bëhet fjalë për një të ri, rreth 25 vjeç. Ai nuk ka pasur armë, por ka kërcënuar 42-vjeçarin dhe ka arritur të marrë 8 mijë lekë, si dhe një aparat celular. Policia thotë se po punon për të identifikuar autorin.
Ndërkohë një 16-vjeçar është arrestuar në tentativë për të vjedhur një market. I riu me inicialet E. I është kapur mat. Atij i janë sekuestruar telefon i markës “iPhone 4S”, një kapuç, një palë dorashka, një çorape grash, një kaçavidë dhe një çelës fiso.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia2015

Mashtrimi/ Bien në pranga 3 persona, tentuan t’i merrnin 280 euro një 28-vjecari

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dy muaj më parë ...