Itali, 114 vjedhje me vlerë 200 mijë euro, si u zbuluan shqiptarët

tre-shqiptaretPlot 114 vjedhje me një vlerë totale prej 200 mijë euro. Grupi i shqiptarëve grabitës, që prej korrikut të vitit 2015 deri në janar të 2016 tmerruan Italinë veriore.

Nga 20 urdhër-arreste që janë lëshuar gjithsej, policia italiane ka ndaluar edhe dy shqiptarë të tjerë. Gjatë operacionit të koduar “Selfie” në pranga ka përfunduar Bedri Demaj, 31 vjeç dhe Armir Gjecaj, 26 vjeç.

Të dy shqiptarët, në bashkëpunim me Ilir Ndrejaj janë autorë të të paktën 4 grabitjeve. Gjatë “aktivitetit” të tyre ata nuk kanë nguruar të qëllojnë dhe me armë.

Ilir Ndrejaj u arrestua në janar, ndërsa gjatë aksionit dy të tjerët ( Bedri Demaj dhe Armir Gjecaj) arritën të arratiseshin. Pjesë e bandës është dhe Dorjan Gjoka, i cili pritet të ekstradohet nga Shqipëria.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kqz-mandatet

KQZ voton ndarjen e re të mandateve, ja sa deputetë do “prodhojë” cdo qark

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi sot me 7 vota pro ndarjen e ...