Gruaja që u lidh me litar dhe sajoi grabitjen e shtëpisë

gruaja-grabitjeKjo eshte Dalina Azuni, 29-vjeçare, banuese në fshatin Pinet të Ndroqit, e cila është arrestuar nga komisariati nr. 6 i kryeqytetit pasi ka sajuar një grabitje, duke u vetëlidhur në banesën e saj.

Ajo ndodhej vetëm në banesë kur ka lajmëruar të afërmit dhe policinë në numrin e emergjencave 112, se një person kishte hyrë në shtëpi dhe kishte arritur të merrte prej andej shumën pre 65 mijë lekësh.

Pas hetimeve paraprake, kontrolleve të ushtruara dhe dyshimit mbi dëshminë e gruas, policia gjeti shumën e parave të fshehura në një dhomë tjetër të banesës.

‘Në deklarimet e para dhënë para hetuesve, Dalina Azuni ka pranuar se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit, pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim, por vetëm mosmarrëveshje mes tyre.

29-vjeçarja tashmë akuzohet për kallëzim të rremë dhe njoftim i rremë në organet e rendit publik.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Humbi vëllain në 2015: Drejtësia, që të vret për herë të dytë…

Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin ...