Super-grabitja e bankës në mes të Vlorës, kapet “koka” e ngjarjes, ja emri

Kliko per me shume info

bankaaPolicia e Vlorës ka arrestuar sot autorin e dytë të dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e Bankës së nivelit të dytë, në korrik 2016. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Lorenc Gjini, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Deri tani, Policia e Vlorës ka arrestuar dy nga autorët e dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Vijojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë.

Kliko per me shume info

Ja njoftimi i policisë:

Seksioni Kundër Krimeve ndaj Pronës, gjatë hetimeve intensive të kryera në lidhje me vjedhjen e Bankës së Nivelit të Dytë ndodhur më datë 11.07.2016, kanë bërë të mundur ndalimin e këtij shtetasi, i cili dyshohet të jetë një nga bashkëpunëtorët e dyshuar në lidhje me kryerjen e kësaj vjedhjeje. Policia ka bërë ndalimin e Lorenc Gjinit për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit, kryer me dhunë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.