Grabitet shtëpia e futbollistit të famshëm

dzekooShtëpia e sulmuesit boshnjak është plaçkitur gjatë të mërkurës mbrëma. Derisa Edi Dzeko po laute ndaj Sassuolos të mërkurën, shtëpia e tij është plaçkitur dhe i janë vjedhur disa sende me vlerë.

Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, në momentin e hyrjes së plaçkitësve në shtëpi ishin gruaja dhe fëmijët e lojtarit.

“Sipas raportimeve ata morën 500 euro para dhe disa çanta që i takonin gruas së lojtarit, e cila me të dëgjuar zhurmat telefonoi policinë.

Mësohet se policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rastin. Më herët edhe shumë lojtarë të tjerë të Romës janë plaçkitur në kohën kur kanë qenë duke luajtur me ekipin e kryeqytetit italian.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

armando-sadiku

Sulmuesi i kombëtares rikthehet pas tre muajsh tek goli

Pas tre muajsh larg te shenuarit, Armando Sadiku rikthehet tek goli në ...