Grabitet çifti i të moshuarve, maskat bëjnë "bingo", marrin 10 milionë lekë e 60 mijë paund

Aktualitet

grabitja-korceTre persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në banesën e një çifti të moshuarish në fshatin Lumalas të Korçë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, të ditës së diel dhe pre e grabitësve ka rënë 60-vjeçari I.Sh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se autorët kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe nën presionin e armës kanë mundur të marrin ne dy kasaforta një shumë parash.

I moshuari ka një aktivitet privat në fushën e tregtisë. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në banesë ndodheshin vetëm çifti i bashkëshortëve.

Per ngjarjen, grupi hetimor po kryen verifikimet përkatëse, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të krimit.

Autorët kanë hyrë nga dritarja e dhomës së gjumit për në banesë, e më pas kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, 10 milionë lekë dhe 60 mijë paund. Mësohet se 60-vjeçari ka një aktivitet privat në fushën e tregtisë.

DEKLARATA E Policise

Informacion paraprak.

Në datë 30 tetor 2016, rreth orës 03:00, policia u njoftua se në fshatin Lumalas, Korçë, ne banesën e shtetasit I.Sh, 60 vjeç, kanë hyrë 3 persona të maskuar.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe nën presionin e armës kanë mundur të marrin ne dy kasaforta një shumë parash.

Shtetasi I.Sh, ka një aktivitet privat në fushën e tregëtisë. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në banesë ndodheshin vetëm çifti i bashkëshortëve.

Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor po kryen verifikimet përkatëse, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT