Policia shqiptare flet edhe për gomonet që kapen në Itali: Nuk u nis nga Shqipëria

gomonja-italiaaPas lajmeve të publikuara nga disa media sot, për kapjen e një gomoneje me lëndë narkotike në brigjet italiane, Policia e Shtetit e cila është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët, sqaron se ajo nuk është nisur nga Shqipëria dhe se është kapur më datë 24 tetor 2016 në orët e para të natës.

Repartet operative italiane, konkretisht Karabinierët e Nuklit Operativ, të mbështetur nga Nukli aereomobil i Komandës Provinciale të Barit dhe Nuklit të 6-të të Helikopterëve si edhe nga Kapiteneria e Portit të Guardia Kostiera të Barit, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit italian me iniciale Colasuonno.R, 64 vjeç, me precedentë penal, si trafikant lëndësh narkotike.

Autori u kap në flagrancë me gati 700 kg marijuana, e paketuar në 28 pako. Gomonia u bllokua në Torre a Mare, në Bari, Itali.

Nga hetimi rezulton se gomonia është nisur nga brigjet e Barit dhe është kthyer sërish në Bari. Veprimtaria hetimore është e përqendruar në territorin italian dhe grupi kriminal është i përbërë nga shtetas italianë.

Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar intensivisht me homologët e saj në Itali në lidhje me zhvillimin e hetimeve nëse janë të përfshirë bashkëpunëtorë me shtetësi shqiptare.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-italiane

Një aksident tragjik në Turin, humb jetën 30-vjeçari nga Shqipëria

Një 30-vjecar, shtetas shqiptar mësohet se ka humbur jetën në Turin, Itali.