Goditi 12 herë me thikë djalin e xhaxhait, Prokuroria: Burgim të përjetshëm!

milazim-shehuProkuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Granit Shehun, i cili vrau me 12 goditje thikë kushëririn e tij, përkatësisht djalin e xhaxhait, Milazim Shehu.

Granit Shehu është hetuar dhe gjykuar në mungesë për vrasjen e Milazim Shehut, babait të dy fëmijëve.

Ai gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi një nga goditjet e thikës e kishte zënë në zemër mbrëmjen e 17 shtatorit 2015, kur humbi edhe jetë.

Granit Shehu ka shkuar tek shtëpia e Milazim Shehut për ta vrarë, pasi me vete kishte marrë dhe thikën dhe mes dy kushërinjve kishte dhe një konflikt që prej vitit 2012.

Sipas organit të akuzës, Milazimi ka pasur një konflikt me djalin e xhaxhait te tij, pasi ky i fundit dyshonte se vajza e Milazimit i kishte vjedhur 12000 lekë dhe për këtë ata janë zënë me njëri-tjetrin.

Kushërinjtë me origjinë nga Kukësi kishin shtëpitë afër njëri-tjetrit në zonën e Kamzës. Gruaja e viktimës pretendon se zënka për paratë ishte thjesht një pretekst, por në dëshminë e saj nuk deklaron se për çfarë arsyeje është kryer krimi.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Vdekja e mistershme e 24-vjecarit, flasin shokët: Mjekët i thanë “s’ke gje, e ke nga pija”

Një 24-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e ...