Goditet banda e rrezikshme kriminale, pjesë e trafikut shqiptarë e italianë

carabinieri15Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 200 karabinierë të Komandës Provinciale të Ragusës po ekzekutojnë 21 urdhër arreste të lëshuara nga Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë, për italianë dhe shqiptarë të përfshirë të trafikun dhe shpërndarjen e drogës në këtë provincë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një operacion, hetimet për të cilin kanë nisur muaj më parë dhe që deri më tani ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe sekuestrimin e një kilogramë kokaine të pastër.

Të arrestuarit, disa prej të cilëve me precedentë të mëparshëm penalë, akuzohen për shpërndarje të kokainës dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se detaje të mëtejshme rreth këtij operacioni do të jepen në një konferencë për shtyp të autoriteteve italiane gjatë paradites.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gruajaaa

Burri doli nga burgu për ti thënë live se e donte, ja reagimi i gruas

Eni Cobani ka publikuar sot nje video nga emisioni i djeshem “Shihemi ...