Gjyshja guximtare ndjek gabitësit me karrige çeliku

Gruaja 56 vjeçar Hamalata Patel, i ndoqi grabitësit me një karrige çeliku derisa ata u larguan nga ndërtesa. Ngjarja ndodhi në dyqanin K&L Newsagents në Cheshire, Angli paraditen e së premtes, më 21 tetor.

Gjyshja tha se e kuptoi çfarë po përpiqeshin të bënin dy djemtë kur njëri prej tyre përplasi thikën e mprehtë mbi banak.

“Dyqani ishte bosh kur ata hynë. Unë kam një karrige që e lëmë për klientët e moshuar kështu që e mora dhe i ndoqa ndërkohë që i bërtisja “Po vij për ju”.

Ata ia mbathen me vrap dhe bashkëshorti im, i cili ishte mbrapa dyqanit, erdhi dhe pa nëse isha mirë. Të gjithë njerëzit në zonë e di që i ndihmoj njerëzit dhe kujdesem për ta, por mos u merrni me mua,” u shpreh për Daily Mail Hamalata

Pas publikimit të videos nga kamerat e sigurimit, dy adoleshentët, përkatësisht 16 dhe 14 vjeç u arrestuan por u liruan pas garancisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Polici qëllon me armë të riun që e kërcënoi me thika

Një adoleshent ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u qëllua me ...