Gjykata e dënon me burg për këtë veprim në Facebook

facebook-pergjonNjë gjykatë në Würzburg ka dënuar një person sepse kishte shkruar komente me urrejtje kundër hebrenjve dhe migrantëve. Dënimi vjen pas thirrjeve të politikanëve gjermanë për të kundërshtuar propagandën e urrejtjes.

Gjykatësit në Würzburg në jug të Gjermanisë e dënuan përdoruesin e Facebookut me një vit e gjysmë burgim, sepse kishte shkruar aty komente ultra të djathta. Vitin e kaluar, një gjykatë tjetër lokale e kishte dënuar të njëjtin person mashkull me dy vjet e tri muaj burgim. Kjo pasi në vitin 2014 ai kishte publikuar slogane, që bënin thirrje për dhunë dhe vrasjen e hebrenjve, të huajve dhe refugjatëve

Kliko per me shume info

Të hënën, gjykatësit regjistruan se personi shprehu keqardhje që i kishte shkruar komentet. Megjithatë, ata e justifikuan dënimin, duke thënë se personi kishte një histori të gjatë fyerjesh dhe se shprehjet e urrejtjes janë shtuar në Gjermani

Shumë politikanë në Gjermani janë ankuar për rritjen e komenteve ksenofobike vitet e fundit, një fenomen që ka përkuar me ardhjen e qindra mijëra refugjatëve në vend.

Në shtator 2015, qeveria gjermane u kërkoi kompanive të internetit si Google, Twitter dhe Facebook që të largojnë shprehjet e urrejtjes nga faqet e tyre brenda 24 orësh pas raportimit. Por shumë përdorues thanë se kërkesat e tyre për t’i hequr përmbajtjet fyese, shpesh nuk marrin përgjigje.

Javën e kaluar, politikani gjerman, Volker Kauder propozoi një dënim me 50.000 euro për çdo koment fyes që kompanitë mediatike nuk e largojnë nga faqet e tyre.

Qeveria gjermane ndërkohë ka planifikuar të zbatojë një sistem kompensimesh për viktimat e urrejtjes në internet. Në shtator, Zyra Federale e Policisë Kriminale nisi kërkime në të gjithë vendin për të kapur ata që përhapin urrejtje në mediat sociale. /DW

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here