Çështja CEZ, Gjykata e Lartë rrëzon KLSH, i jep të drejtë Gjiknurit

klshGjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për rihapjen e hetimeve për çështjen e CEZ.

Për KLSH, marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ, për të hequr dorë nga Arbitrazhi, i ka kushtuar vendit një dëm ekonomik prej 479 mln euro.

Pak ditë më parë, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj tha se grupi i punës për arritjen e marrëveshjes së mirëkuptimit me CEZ, nuk kishte zbatuar detyrimet proceduriale që parashikonte ligji dhe nuk kishte dokumentuar negociatat, ç’ka vinte në pikëpyetje mbrojten e interesave të vendit.

Leskaj e quajti të padrejtë vendimin e Prokurorisë për pushimin e hetimeve për Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka lidhur me dosjen e CEZ, ndaj ai njoftoi se kishte paraqitur në Gjykatën e Lartë ankimimin duke kërkuar vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Mbreti i Shqiptareve

    Do e kalojne vetingun anetaret e Gjykates se Larte ? Pune e madhe se jane 500 milion Usd para te abuzuara nga qeveritaret! Keshtu pra do te behet drejtesia ne Shqiperi! Lodhen me kot ambasadoret e Shba e Be, pushtetaret dhe gjyqtaret ne Shqiperi nuk duan tja dine per drejtesi…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-elbasan

Arrestohet hajduti i banesave në Elbasan, 5 vjedhje në një muaj (Emri)

Policia e Elbasanit ka arritur të ve në pranga një 30 vjeçar ...