Gjukanoviç u premton shqiptarëve të Malit të Zi , por pa afate

Kosovë&Rajon

gjukanovicKryetari i Forcës Nazif Cungu, ai i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka dhe deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj janë takuar në Podgoricë me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Sipas gazetës “Dan”, temat kryesore të takimit ishin përfaqësimi më i madh i shqiptarëve në organet e administratës lokale, themelimi i komunës së Tuzit, decentralizimi dhe rregullimi i pozitës ekonomike-sociale të qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi,.

Kjo gazetë shkruan se Gjukanoviç edhe një herë ka premtuar, por nuk ka dhënë afatet konkrete deri kur kërkesat e shqiptarëve do të plotësohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një funksionar nga subjektet politike shqiptare, për TV Boin ka vërtetuar zhvillimin e takimit me Gjukanoviçin në të cilin u bisedua rreth statusit të Komunës së Tuzit, të mirave detare dhe Valdanosin, por ishte vetëm një takim joformal nga i cili nuk doli asgjë konkrete përpos premtimeve të dhëna.

Nëse ka diçka që nuk u mungon shqiptarëve, atëherë ato janë premtimet të cilat kurrë nuk realizohen!

ME TE LEXUARAT