Gjukanoviç triumfon sërish në Mal të Zi, ja sa mandate morën shqiptarët

Kliko per me shume info

gjukanovicPartia pro-perëndimore e Malit të Zi ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por jo shumicën absolute.

Sipas të dhënave, Partia Demokratike Socialiste e kryeministrit, Millo Gjukanoviç, ka fituar 35 mandate, ndërsa dy blloqet kryesore opozitare Fronti Demokratik dhe Kljuc kanë fituar 18, respektivisht nga 9 mandate.
Lista e partive shqiptare, ndërkaq ka fituar vetëm një mandat.

Kliko per me shume info

Sipas përfaqësuesve politikë shqiptarë, ky është rezultati më i keq në historinë e pluralizmit. Rezultatet zyrtare nga ana e autoritetit shtetëror zgjedhor priten në ditët në vijim.
Gjukanoviç, i cili ka udhëhequr Malin e Zi herë si president, herë si kryeministër për më shumë se 25 vjet, duhet të përpiqet të krijojë shumicën në një Parlament thellësisht të ndarë.
Duke iu adresuar mbështetësve, Gjukanovië tha se do të kërkojë koalicion me partitë e pakicave kombëtare: boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here