Dorëhiqet sapo merr postin, kryeministri i Malit të Zi: Ja atentati i Rusisë ndaj meje!

gjukanovicKryeminstri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqjen disa orë pasi ka deklaruar se Rusia ishte e përfshirë në atentatin ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Mali i Zi po heton përfshirjen e Rusisë dhe Serbisë në atentatin e parandaluar ndaj kryeministrit Milo Gjukanoviç. Kjo është bërë e ditur nga vetë kreu i kabinetit qeveritar të Malit të Zi për mediat vendase.

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka bërë të ditur se Rusia ka qenë e përfshirë në atentatin e dështuar ndaj tij në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Duke folur për mediat vendase ai tha se ngjarja e 16 Tetorit, gjatë së cilës u arrestuan 20 persona, ka një lidhje të fortë me një faktor të jashtëm. Mes të arrestuarve ishte edhe një ish-komandant i forcave speciale të policisë në Serbi.

Grupi në fjalë dyshohet se po planifikonte sulme ndaj vetë kryeministrit, por edhe mbështetësve të tij, menjëherë pasi rezultati i zgjedhjeve parlamentare të shpallej.

Rusia ka kundërshtuar me forcë përpjekjen e Malit të Zi për t’iu bashkuar NATO-s, ndërkohë që edhe udhëheqësit opozitarë të vendit kanë bërë vizita të shpeshta në Moskë gjatë kohëve të fundit.

Gjukanoviç premtoi gjithashtu se autoritetet e vendit do të hetojnë shkallën e përfshirjes në atentatin e dyshuar, qoftë të Rusisë por edhe të Serbisë. Partia e tij fitoi zgjedhjet, megjithatë asaj do t’i nevojiten partnerë koalicioni për të vijuar qeverisjen e vendit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

srebrenica

Aktakuzë ndaj 6 serbëve të Bosnjës për krime afër Srebrenicës

Një prokuror boshnjak ka akuzuar gjashtë serbë të Bosnjës dhe Hercegovinës për ...