Mësoni sa më shumë gjuhë të huaja, ja dobitë që i sjell trurit të njeriut

UntitledNjerëzit të cilët i flasin rrjedhshëm dy gjuhë kanë aftësi më të mira kognitive, dhe ky mësim krijon përvojë jetësore e cila në moshën e vjetër paraqet mbrojtje nga seniliteti, transmeton koha.net.
Të mësuarit e gjuhëve të huaja në rini i kontribuon përmirësimit të shkathtësive kognitive, ndërsa trurin e bën më të qëndrueshëm ndaj senilitetit në jetën e mëvonshme, paralajmërojnë shkencëtarët e Universitetit britanik York.
Ata me analizat biheviorale dhe skanimin magnetik kanë vërtetuar që njerëzit të cilët flasin rrjedhshëm dy gjuhë kanë fleksibilitet më të mirë mental, çka paraqet aftësinë e përshtatshmërisë në situatën e re. Për shkak të kësaj zhvillimi i trurit ndikon në krijimin e rezervës kognitive, e rëndësishme për vitalitetin e trurit, ndërsa përdoret në moshën më të vjetër, përcjell Daily Mail.
“Për këtë efekt mbrojtës është përgjegjës aktiviteti më i madh në trurin e njerëzve të cilët flasin më shumë gjuhë gjatë tërë jetës,” tha udhëheqësja e studimit, dr. Ellen Bialystok.
Ajo ka theksuar që përvoja jetësore bazohet në të mësuarit, ndërsa ai që punon në zhvillimin e trurit të vet më rrallë sëmuret nga dementia e plakjes dhe sëmundjet e tjera të senilitetit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gjarper-florida

Kapet pitoni gjigant, e pabesueshme ç’kishte ngrënë…

Një piton afro 4 metra  gjatë është kapur në Florida të Shteteve ...