“Merri lekët e mos me gjobit”, Policia arreston shoferin 26-vjeçar

arrestim-policia-rrugoreNjë 26-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi ka tentuar të korruptojë policin rrugor për të mos i vendosur gjobën.

Shoferi Çerlis Sinani udhëtonte pa dokumentacionin e duhur dhe kur u ndalua nga policia, kërkoi ta anashkalonte gabimin me anë të parave.
26-vjeçari u ndalua në aksin rrugor Shkodër-Koplik në fshatin Demiraj, të Malësisë së Madhe. Për t’i shpëtuar gjobës, Sinani i ofroi 500 lekë punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor.

Por pas këtij veprimi 26-vjeçari u arrestua dhe tashmë do të duhet të përballet me akuzën për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kërcënoi drejtoreshën e konvikteve, nis hetimi për 18-vjeçarin në Tiranë

Një 18-vjeçar nga Tirana ka kërcënuar drejtoreshën e konvikteve të shkollave të ...