Gjobat që do faleshin, biznesi i paguan se nuk merr dot vërtetime, as apelimi nuk i anulon

urdher-pageseNdërsa bizneset prisnin që gjobat masive që u vunë nga sistemi në qershor të këtij viti të faleshin, tatimet po u kërkojnë që t’i paguajnë ato, përmes shkresave zyrtare që po u dërgohen atyre. (Gjobëvënia masive, Ahmetaj tha do falen, biznesit i shkon letra për t’i paguar)
Ka dhe subjekte që tashmë i kanë paguar gjobat, sepse nuk mund të bëjnë asnjë veprim për të nxjerrë ndonjë dokument që u duhet për arsye personale apo të mbarëvajtjes së biznesit.
I kontaktuar nga ‘Monitor’, Xhevdet Kacani, administrator i një subjekti, tha se kishte qenë i detyruar të paguante gjobën, për shkak se nuk merrte dot një vërtetim.
Kontabilistët kanë paraqitur pranë ‘Monitor’ dokumentet e pagesës së gjobave dhe për subjekte të tjera, që për efekt të marrjes së vërtetimeve kanë paguar gjobat 10 mijë lekëshe apo dhe më shumë, kur kanë marrë disa gjoba (shih dokumentin në fund).
Subjekteve nuk u ka ardhur në ndihmë as Apelimi Tatimor. Në një vendim të Drejtorisë së Apelimit Tatimor, referuar kërkesës së një biznesi, i cili ka ankimuar gjobën në lidhje me dorëzimin e vonuar të ESIG 027, pasi i vetëpunësuari me regjistrimin në QKR është i regjistruar dhe në institucione të tjera) thuhet se “Pretendimet e tatimpaguesit nuk mund të merren në konsideratë, duke qenë se aktet ligjore dhe nënligjore nuk kanë parashikuar raste të tilla përjashtimore për mosdorëzimin në afat të formularit ESIG027” (shiko shkresën në fund).

Konflikti

Në datën 22, shumë bizneseve u kanë dalë në sistem njoftimet për “Gjobë për deklarim të vonuar ESIG27 Nr.1”. Ky njoftim i shkoi një pjese të madhe të bizneseve të reja të regjistruara në 2015-2016 dhe gjoba ishte për deklarim të vonuar të administratorit në sistemin e sigurimit. Kjo ndodhi pasi me përditësimin e sistemit e-tax u vu në funksion një aplikim për gjobën automatike për deklarim të vonuar të punonjësve të rinj (më 9 qershor dhe 22 qershor, kur ndodhi dhe gjobitja masive).
Ekspertët e tatimeve sqaruan se për gjobat e bizneseve të reja me të vetëpunësuar, gabimi ishte i sistemit, për ato ekzistuese me të punësuar ishte faji i vetë kompanive.
Gjithsesi, në fillim të korrikut, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, pohoi për mediat se do t’i propozonte Parlamentit që gjobat 10 mijë lekëshe për vonesë të deklaruar të administratorit të faleshin dhe të fshihen nga sistemi. “Por dua të theksoj se kjo është hera e fundit që qeveria do të propozojë një masë të tillë, sepse disiplina fiskale është në favor të qytetarëve”, ka thënë në atë kohë Ahmetaj, ndërsa pohoi se gjenerimi i gjobave nga sistemi ishte në referencë të plotë të ligjit dhe disiplinës fiskale.
Por bizneset sot ndihen të ‘tradhtuar’. “Si mund të bëhet deklaratë që do falen dhe pastaj në përgjigjen e Apelit thuhet që jo referohu ligjit……. Ku e çon përgjegjësinë e fjalëve që deklaroI në media që do falen?”, thotë një kontabiliste./monitor

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

call-centre

Call-Center, sipërmarrësi italian: ‘’Do iki nga Shqipëria…’’

Ditë më parë, Shqipëria u trondit nga vendi fqinj, pasi hodhi lajmin ...