Tërmeti në Gjirokastër rrezikon shembjen e monumentit kulturor dhe jetën e 10 personave, ja gjendja

UntitledLëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit kanë shkaktuar dëme në shtëpitë karakteristike gjirokastrite. Shtëpia dykatëshe monument kulture e kategorisë së dytë në të cilën jetojnë 10 anëtarë të familjes Luke, pas tërmeteve të rënë gjatë natës së 16 tetorit ka pësuar çarje të mëdha të mureve anësorë të banesës duke rrezikuar shembjen dhe kthyer në rrezik serioz jo vetëm për familjarët, por edhe për banesat përreth. Kryefamiljari Tahir Luke pohon se nuk është hera e parë që kanë ngritur këtë shqetësim jetik, pasi banesa prej kohësh kish pësuar çarje të mureve, të cilat janë thelluar dhe përkeqësuar duke e kthyer shtëpinë në të pabanueshme, por pavarësisht kërkesave të tyre për ndihmë, askush nuk u është përgjigjur.

“Është gati për të rënë, jetojmë 10 veta. Do ti lutemi shtetit që të vërë dorën. Nuk mund të banosh më këtu. e shihni si është bërë. I lutemi shtetit që të vërë dorë. Nuk kemi ku vemi do rrimë këtu jashtë. ishim jashtë mbrëmë kur ra tërmeti, Ndenjëm tërë natën jashtë. jemi me një këmbë në varr tani. Do t’i lutemi shtetit të vërë dorën në zjarr. E bëri tërmeti këtë të çarë. Nëse nuk më ndihmojnë do rri terk fusha me çadra. Skam ca të bëjë.”, pohon kryefamiljari.

Shtatë lëkundje të forta tërmeti janë ndier nga banorët e Gjirokastrës gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Shumë prej tyre kanë kaluar natën jashtë me frikën e pritjes së lëkundjes së radhës, frikë që ende vijon të jetë e pranishme. Ndërsa anëtarët e familjes Luke duket se do ta kenë të pamundur të përballojnë jo vetëm një lëkundje tjetër tërmeti, por as dimrin e gjatë që i pret./balkanweb/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Humbi vëllain në 2015: Drejtësia, që të vret për herë të dytë…

Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin ...