Gjetan Keta nuk ndalet, mundi Vasilj Sarbajev

mikeeMike Gjetan Keta nuk di të ndalet. Boksieri shqiptar fitoi bindshëm duelin e tij përballë boksierit Kazak Vasilj Sarbajev në Mynih të Gjermanisë ku përballja mes tyre ishte kulmi i mbrëmjes së Keta Fight Klub

Ishte një duel mjaft i zjarrtë ai mes dibranit dhe boksierit kazak, në një dyluftim mjaft të ashpër ku Sarbajev me inteligjencën e tij u shfaq mjaft i rrezikshëm, ndërsa Gjetani falë këmbënguljes dhe forcës së vullnetit arriti të triumfonte në raundin e fundit, duke marë fitoren me pikë me vendim unanim të jurisë, shkruan Top Channel.

Kliko per me shume info

Për Mike Gjetan Ketën ky ishte më tepër një takim përgatitur për përballjen e madhe të 3 dhjetorit, kur boksieri shqiptar do të ndeshet me boksierin gjerman i cili ka fituar dy herë titullin botëror Vincent Feigenbunz, një përballje e madhe dhe e shumëpritur për të cilën Gjetani po tregon se është në lartësinë e duhur për një tjetër fitore të madhe.

Fitorja e Mike Gjetan Keta rezultoi qershia mbi tortë, pasi edhe dy boksierët e tjerë të Keta Fight Klub dolën triumfues përballë kundërshtarëve respektivë.

Kristian Prenga që ngriti peshë zemrat e tifozëve shqiptarë pak muaj më parë në Tiranë, dhuroi një tjetër provë force duke fituar me “knock out” në raundin e dytë përballë bosnjakut, Haris Radmilovic.

Triumfues ishte dhe Ferit Kerta i cili dhuroi emocione të veçanta në një dyluftim të zjarrtë përballë serbit Zejlko Bojov, me boksierin shqiptar që i karikuar në maksimum shfaqi potencialin e tij me një “knock out” spektakolar duke e hedhur serbin në tapet që në raundin e dytë, për kënaqësinë e veçantë të tifozëve shqiptarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.