Gjermania firmos kontratë të re me trajnerin e kombëtares

low16Federata Gjermane e Futbollit ka bërë gati rinovimin e kontratës së 56-vjeçarit Joachim Löw, shkruan e përditshmja “Bild“.

Sipas saj, trajneri kampion bote dhe drejtuesit e DFB-së dje arritën marrëveshjen përfundimtare për zgjatjen e bashkëpunimit të tyre deri në vitin 2020. Kjo do të njoftohet zyrtarisht të hënën.

Kontrata aktuale e strategut gjerman përfundon në vitin 2018, kohë kur zhvillohet Kampionati Botëror “Rusi 2018”.

Me këtë firmë të radhës, Löw do të drejtojë skuadrën e “pancerave” deri në Kampionatin e ardhshëm Evropian, titull që Gjermanisë i mungon që nga viti 1996.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kupa-amerikes

Merret vendimi, Chapecoense kampion i Kupës së Amerikës së Jugut

Fituesi i Kupës së Amerikës së Jugut emërohet ekipi Chapecoense. Ky vendim ...