Sulmi në stationin e trenit, Gjermania heton per ISIS

sulm-frankfurtAutoritetet e Gjermanisë thonë se po zhvillojnë hetime për pretendimet e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), se është përgjegjës për therrjen fatale të një të riu në Hamburg.

Agjencia e lajmeve Amaq, e ndërlidhur me IS-in, ka raportuar se “ushtari i Shtetit Islamik” e ka kryer sulmin më 16 tetor, kur një djalosh 16 vjeçar është vrarë pasi është therrë disa herë nga një sulmues i panjohur.

Një vajzë 15 vjeçare, që ishte së bashku me djaloshin e vrarë, ka arritur të shpëtonte, pasi një sulmues e kishte hedhur atë në lum.

“Ne jemi në dijeni për njoftimin dhe do të zhvillojmë hetime për përmbajtjen dhe besueshmërinë e tij”, tha sot një zëdhënës i Zyrës së prokurorisë publike gjermane.

Policia e Hamburgut ende është në kërkim të sulmuesit, të cilin e ka përshkruar si mashkull, me moshë 25 e deri në 30 vjeç.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje e rëndë në Bullgari, shpërthen një tren, vdesin 4 persona

Një tren në Bullgari mësohet se ka dal nga shinat dhe ka ...