Gjeneralja e parë në ushtrinë shqiptare, Kodheli gradon një grua

Kliko per me shume info

gjeneraljaForcat e Armatosura do të kenë të parën grua me grade gjenerale. Manushaqe Shehu deri dje kolonele e FA duket se do ta gezoje kete grade.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka firmosur propozimin, ndërsa pohoi gjatë tryezës për të drejtat e grave në Shqipëri se gratë në uniformë përbëjnë 14% të efektivit ushtarak.

“Kam propozuar për gradim të parën grua gjenerale në historinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në mënyrë që propozimi i kësaj zonje, të mbajë këtë datë të veçantë të 31 tetorit, ditës kur Kombet e Bashkuara miratuan Rezolutën 1325.
Ne të gjithë jemi përgjegjës për të drejtat e grave në Shqiperi. Padyshim që ka akoma nevojë për më shumë ndërgjegjsim, për më shumë mundësi sociale dhe ekonomike për gratë sot”, ka thene Kodheli.

Kliko per me shume info

Të pranishëm ishin ambasadorë të Holandës dhe Suedisë, përfaqësues të ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe ministrisë së Drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.