Gjendje alarmante në Kosovë, rritet numri i të infektuarve me sëmundje ngjitëse

Aktualitet

UntitledNë Kosovë, gjatë vitit, infektohen me sëmundje ngjitëse rreth 100 mijë njerëz. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, numri i rasteve të reja që infektohen me sëmundje ngjitëse sillet prej 6 mijë deri në 100 mijë banorë.Sali Ahmeti, infektolog, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sëmundjet më të shpeshta që paraqiten vitet e fundit janë tularemia, bruceloza, si dhe ethet hemorragjike, me sindrom veshkor apo ethe të minjve. Nga kjo e fundit, këtë vit ka humbur jetën një person.

Derisa, siç thotë ai, një shqetësim i veçantë mbetet ende prania e lartë e hepatitit B dhe C.

‘’Të dhënat e Klinikës Infektive flasin se nuk ka pasur epidemi masive që rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve. Ka pasur epidemi kryesisht të karakterit familjar, si bruceloza apo tularemia, por jo shpërthime epidemike, siç ka pasur viteve paraprake”.

“Ne vazhdojmë të mbesim vend endemik për sëmundje më karakteristike si tularemia , bruceloza dhe tuberkuloza, ku kemi pasur këtë vit disa raste, si ato të eshtrave, sistemit nervor dhe të mushkërive’’, ka thënë Ahmeti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tutje, Ahmeti thotë se ethet hemorragjike – krime kongo, kanë qenë epidemi mjaft kërcënuese vitet e kaluara, derisa këtë vit nuk ka pasur raste të vdekjeve dhe ka qenë vetëm një rast i dyshimtë me këtë sëmundje.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky Institut është i pajisur me laboratorin, i cili mund të testojë sëmundje të ndryshme dhe të jap rezultate brenda ditës.

Ndërkaq, infektologu Ahmeti flet edhe për mënyrën e trajtimit që bëhet në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

‘’Trajtimi është i mirë, pasi ne i zbatojmë protokollet evropiane të trajtimit. Trajtimi antiviral rimbursohet nga Ministria e Shëndetësisë. Njerëzit tashmë edhe janë vetëdijësuar dhe kërkojnë ndihmë me kohë, dhe kërkesa për numrin e rasteve për trajtim gjithnjë është në rritje’’, ka thënë Ahmeti.

Në anën tjetër, këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se sidomos dy vitet e fundit, Kosova nuk është ballafaquar me sëmundje ngjitëse, sikurse vitet paraprake, kur gripi i derrit apo AH1N1 kanë qenë aktuale dhe ky virus ka marrë edhe jetë njerëzish.

Krasniqi ka përmendur edhe një grup sëmundjesh që tashmë parandalohen me vaksinim. “Falë numrit të lartë të njerëzve të imunizuar nuk ka pasur shpërthime epidemike”, thotë ai.

“Ministria e Shëndetësisë i bën politikat dhe rregullat për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ekziston edhe ligji i veçantë për sëmundjet ngjitëse. Katër vitet e fundit është edhe Këshilli Ndërministror për Ethet Hemoragjike”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, në Kosovë, në vitin 2013, janë raportuar rreth 100 mijë raste të sëmundjeve ngjitëse, në vitin 2012 kanë qenë rreth 123 mijë raste, gjë që tregon se Kosova nga viti në vit ka shënuar rënie të kësaj dukurie.

Profesionistë shëndetësorë në Klinikën Infektive patën deklaruar se brenda vitit kanë vdekur 10 deri në 20 persona, si pasojë e sëmundjeve ngjitëse. /REL/.

ME TE LEXUARAT