Kapen “pasanikët” e Tiranës, gara me makina super-luksoze, ja emrat

makinaaaPolicia e Tiranës ka shoqëruar 9 persona, të cilët me mjetet e tyre bënin gara shpejtësie nëpër rrugët e kryeqytetit.

Burime të policisë njoftojnë se Joni E, i cili drejtonte një makinë Volkswagen dhe Ilia. V, i cili drejtonte një Mercedes Benz u ndaluan pasi bënin gara në Unazën e Madhe të Tiranës, nga Mbikalimi tek Kopështi Zologjik, në drejtim të një qendre tregtare.

Ndërkohë, tek Sheshi “Nënë Tereza”, janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi, si dhe duke bërë “Drift”, mjetet,

– Honda, me drejtues Alban Z.

– Mercedes Benz, me drejtues Klajdi K.

– BMW, me drejtues Artur T.

– Mercedes Benz, me drejtues Albert M.

– Nissan, me drejtues Ledon N.

– Mercedes Benz, me drejtues Skerdi A.

– Mercedes Benz, me drejtues Ledio P.
Policia sqaron se drejtuesit e këtyre mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese.

Sipas efektivëve të Tiranës, këta drejtues janë bërë rrezik për shoferët, si dhe përdorues të tjerë të rrugës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës.

Makinat e tyre, sqaron policia, janë dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe disa prej tyre do t’i nënshtrohen ekzaminimeve teknike, pasi dyshohen të kenë bërë modifikime (ndryshime konstruktive) në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).

Sipas policisë, këta drejtues do të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqiperisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjendet i vdekur në banesë babai i dy fëmijëve, e kishte lënë gruaja

Një 40-vjecar, baba i dy fëmijëve është gjetur i vdekur në banesën e ...