Ndau futbollistin nga gruaja, 24-vjeçarja shokon me deklaratën: E shpëtova …!

manchester-uFemra me të cilën Antonio Valencia e kishte tradhtuar gruan e tij, ka thënë se partnerja e futbollistit të Manchester Unitedit ka shpëtuar që ka ikur nga ai.

Ekuadoriani u nda nga gruaja e tij, Zoila Meneses, pasi ajo mori vesh se e kishte tradhtuar me infermieren norvegjeze, Sophie Vagsaeter.

Kliko per me shume info

“Më vjen keq që ka përfunduar martesa e tyre, por ajo padyshim se do të jetë më mirë pa të”.
“Ai e ka tradhtuar gruan e tij shumë herë. Ajo është me fat që ka i ka ikur. Ai mendon se paratë i japin fuqi për të bërë gjithçka”, ka thënë Sophie për The Sun.

Më tej, 24-vjeçarja ka dhënë detaje se si e kishte nisur lidhjen me futbollistin. Sipas saj, Valencia e kishte lutur shumë herë që të dilnin, por ajo e kishte refuzuar.

Por lojtari kishte paguar një biletë prej 1.600 funtesh që ajo të udhëtonte nga Norvegjia për në Mançester. Takimi i parë mes Valencias dhe Sophies kishte ndodhur një ditë para derbit lokal, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, por në shtrat ajo sqaroi se kishin shkuar pasi ka përfunduar ndeshja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.