Dogjën hotelin në Shqipëri, futbollistët gjermanë gjobiten me nga 10 mijë euro

Sport

futbollistet-gjermaneDy futbollistë të përfaqësueses gjermane deri në 19 vjeç janë shndërruar në një shembull negativ gjatë Eliminatoreve të Kampionatit Europian 2017 që u zhvillua në Shqipëri.

Në një nga ndeshjet e luajtura, Vitaly Janelt, 18 vjeç dhe Idrissa Toure, 17 vjeç, janë larguar nga hoteli duke lënë një nargjile të ndezur në dhomë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas disa minutash, ajo për pak i ka vënë flakën dhomës, por falë ndërhyrjes së punonjësve të hotelit është sistemuar çdo gjë.

Mediat gjermane shkruajnë se menjëherë Federata e Gjermanisë ka vendosur që t’i kthejë menjëherë në shtëpi të dy lojtarët me shpenzimet e tyre dhe përveç kësaj në bashkëpunim me klubin i kanë gjobitur me nga 10 mijë euro dhe një punë të detyrueshme me kohë të pjesshme në një azil.

ME TE LEXUARAT