E fundit, arrestohet i armatosuri që mbajti peng 15 njerëz në Bruksel

Policia e Brukselit ka arrestuar personin e armatosur që mbante peng 15 persona në një supermarket në periferi të qytetit.

Gjendja e pengjeve është e mirë dhe nuk kishin pësuar asnjë lëndim. Personi i armatosur tentoi të grabiste supermarketin, por diçka shkoi keq dhe mori peng klientët.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie dhe helikopteri patrullonte nga ajri. Pas disa minutave pengmarrje, ai u dorëzua dhe po merret në pyetje nga autoritetet.

brukseliNjë person i armatosur ka marrë peng 15 qytetarë në një supermarket në Bruksel. Sipas mediave lokale, personi në fjalë nuk dihet se çfarë qëllimesh ka.

Mediat lokale shkruajnë se ai nuk ka kërkuar komunikim me Policinë. Dyshimet janë për një grabitje të shkuar keq.

Ngjarja ka ndodhur ne nje supermarket dhe sipas mediave dyshohet se ngjarja ka lidhje me tentativën e një grabitje, e cila më pas u shndërrua në një pengmarrje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Senatorët republikanë e sfidojnë Trump, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se ...