Fshijeni historinë e facebook-ut, ja çfarë ndodh nëse nuk veproni kështu

UntitledFacebook mban çdo lëvizje të përdoruesve në platformën e saj. Kur përdoruesit pëlqejnë ndonjë foto apo komentojnë në ndonjë postim, gjiganti social mban gjurmët, ndërsa përdoruesit mund ta shikojnë këtë në “Activity Log”, në aktivitetet e llogarisë.
Por Facebook nuk është duke mbajtur shënime vetëm kur përdoruesit reagojnë në ndonjë faqe apo postim, ata po ashtu mbajnë gjurmët e lëvizjeve pasive të tyre, në veçanti kërkimet tuaja në këtë platformë, transmeton koha.net.
Facebook, sikurse Google, mban të dhënat për çdo kërkim të përdoruesve në shiritin e tyre të kërkimeve, me kohë e datë të kërkimeve.
Fatmirësisht, nëse dëshironi t’i fshini ato, ka një mënyrë për t’u qasur në historinë e kërkimeve për t’i edituar apo për fshirjen e tyre.
Fillimisht klikoni në shiritin e kërkimeve të Facebook, aty do të ju shfaqet një listë e njerëzve që keni kërkuar, dhe klikoni “edit” (editoni).
Pasi shfaqet historia e kërkimeve, ku ju mund të zgjidhni kërkimet që dëshironi t’i fshini në ikonën që ju shfaqet afër, apo mund të klikoni “Clear Searches” (pastroni kërkimet) në këndin e sipërm në të djathtë të faqes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Simptoma e panjohur e kancerit të gjirit, 1 në 6 gra të diagnostikua

Një në gjashtë gra me kancer gjiri kanë shenja të sëmundjes mbrapa ...